337
home,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-337,stockholm-core-2.1.3,select-child-theme-ver-1.0.0,select-theme-ver-7.2,ajax_fade,page_not_loaded,boxed,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.5.0,vc_responsive

Kush jemi ne

Arche Noris WORKS është një projekt i përbashkët gjermano-kosovar dhe mbështetet në formën e një grupi punues nga Arche Noris gGmbH (shoqëri bamirëse me përgjegjësi të kufizuar), përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv z. E. Engeroff (diplomuar në administrim biznesi) dhe Agjencisë së gjuhës “Schritte”, përfaqësuar nga z. Prof. Muzlijaj.

Grupi punues ka për qëllim që njerëzit e interesuar dhe të përshtatshëm nga Kosova ti përfitojë, përgatisë dhe formojë profesionalisht për të punuar në mënyrë të përhershme në shtëpi të pleqve në Gjermani.

Koncepti i punës i Arche Noris WORKS është i bazuar në arritjen e qëllimeve përmes ndarjes së detyrave sipas kompetencave kyçe të partnerëve bashkëpunues brenda grupit punues.

Me më shumë se nënte institucione për përkujdesjen e pleqve Arche Noris gGmbH është aktive në Gjermaninë jugore dhe është pjesë e rrjetëzimit social Arche e.V., i cili përfshin më tepër se 30 institucione dhe është i angazhuar në fushat e përkujdesjes së pleqve si dhe në ndihmën për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuar. Arche Noris gGmbH është anëtare e “Diakonie Bayern” dhe i është përkushtuar vlerave humaniste të krishtera të njerëzimit.

 

Të punosh për Arche Noris gGmbH

Rroga jonë si dhe numri i ditëve të pushimit dhe përfitime të tjera sociale bazohen në kontratën e tarifave të “Diakonie Bayern”. Kjo do të thotë për ju që rroga dhe ditët e pushimit nuk duhet të negociohen, por për secilin punëtor janë të vendosura sipas njohurive profesionale përkatëse.

Ne e kemi të qartë që punëtorët janë pjesë e suksesit të ndërmarrjes sonë. Avancimi dhe motivimi i punëtorëve përmes trajnimeve është detyra më e rëndësishme e stafit të departamentit të personelit. Secili punëtor duhet të ketë mundësinë të gjejë një punë, ku ai identifikon vlerat e veta.

Do të ishte kënaqësi për ne, të ju mirëpresim në mesin e mbi 850 punëtorëve tanë në Arche Noris gGmbH. Informacione në lidhje me Arche Noris gGmbH mund të gjenden në faqen e internetit të kompanisë.

Për faqen e internetit të kompanisë
Arche NorisWORKS - Nürnberg

Ejani në Gjermani

Ju sapo keni mbaruar shkollën dhe jeni në kërkim të një shkollimi profesional si punonjës/e i/e përkujdesjes së pleqve? Apo ju keni përvojë pune dhe jeni në kërkim të një pune në fushën e përkujdesjes? Ju keni dëshirë të zgjeroni horizontin tuaj profesional në Gjermani? ArcheNoris.Works ju ofron shanse dhe mundësi të besueshme për të ardhmen tuaj profesionale. Ne ju kërkojmë ju dhe angazhohemi për ju:

  • ArcheNoris WORKS ju informon hollësisht rreth profesioneve të ndryshme në fushën e përkujdesjes.
  • ArcheNoris WORKS ju paraqet oferta konkrete ekzistuese për punësim.
  • ArcheNoris WORKS ju përgatit me kurse dhe provime të gjuhës për punën tuaj të re.
  • ArcheNoris WORKS ju ndihmon me formalitetet e mërzitshme si lëshimin e vizës dhe lejen e punës.
  • ArcheNoris WORKS kujdeset për kohën fillestare në Gjermani me gjetjen e një banese të përshtatshme.
  • ArcheNoris WORKS organizon takime për të njohur njëri-tjetrin në Gjermani. Për pjesëmarrje ju nuk detyroheni asgjë, shpenzimet i bartim ne.
Kërkoni informata
ArcheNoris.WORKS - Mitglied des Diakonischen Werks Bayern

ArcheNoris gGmbH është anëtare e Diakonisches Werk Bayern

Diakonia është njëra nga gjashtë shoqatat e mëdha për mirëqenie në Gjermani. Bashkë me to dhe me bartësit publik – pra rrethet dhe komunat – ajo siguron kujdesin primar në Gjermani. Ajo drejton disa mijëra institucione ku punojnë mbi 400.000 njerëz. Në këtë mënyrë ne dallojmë nga ofruesit e tjerë në sektorin social: Baza e veprimeve tona janë vlerat e krishtera të njerëzimit. Njeriu si krijesë e zotit ka dinjitetin e patjetërsueshëm. Ai në vetvete është i vlefshëm, pavarësisht nga aftësia e tij ekonomike apo gjallëria e tij. Ne duam të merrem me problemet e tij dhe ta ndihmojmë për ta zgjidhur. Bashkë me të. (Burimi: https://www.diakonie-bayern.de)

Video portal i Diakonie Bayern (në gjermanisht)

Informata

Informohuni hollësisht rreth ambientit tuaj të ri të punës në Gjermani. Ju keni pyetje – ne jemi në dispozicionin tuaj.

Këshillim

Ju jeni të sigurt që doni të punon në fushën e përkujdesjes në Gjermani. Ne do të testojmë njohuritë tuaja të gjermanishtes – për ta rifreskuar apo për ta mësuar gjuhën, do të ju ndihmojë shkolla e gjuhës “Schritte”.

Pasi të mbaroni shkollën ju mund të kryeni një shkollim profesional në një nga institucionet tona.

Aplikimi

Ne shqyrtojmë me kujdes dokumentet tuaja dhe ju ndihmojmë rreth formaliteteve të parapara. Ajo nënkupton edhe aplikimin për vizë si dhe aplikimin për lejen e punës.

Fillimi

Erdhi koha: ju mund të filloni punën apo shkollimin profesional në Gjermani. Ne kujdesemi për kohën fillestare rreth një banese të përshtatshme, në mënyrë që ambientimi juaj të jetë sa më i thjeshtë.

Aplikimi dhe informimi

 

Informohuni rreth mundësive tuaja për punësim në Gjermani.
Kërkoni informata

Mësoni dhe filloni

Njohuri të mira të gjuhës gjermane janë absolutisht të nevojshme. Prandaj ne angazhohemi për një trajnim me cilësi të lartë. Në bashkëpunim të ngushtë me shkollën e gjuhës “Schritte” në Pejë, ne testojmë njohuritë tuaja të gjermanishtes. Nëse ju duhet të përsërisni diçka, kjo nuk do të jetë arsye që të mos shikoni të ardhmen tuaj në Gjermani. Me kurse të gjermanishtes në shkollën e gjuhës “Schritte” ju së shpejti gjuhën gjermane do ta keni nën kontroll. Në atdheun tuaj ne sigurojmë nivelin tuaj gjuhësor përmes kurseve të kualifikuara, kështu që ju mund të integroheni në vendin e ri të punës pa vështirësi të komunikimit.

Kërkoni informata

Një fillim i ri

Nje falenderim shume i madh per Zoteriun (Shef) Eberhard Engeroff dhe per Zonjen ( Kujdestare e integrimit) Fetije Brahimaj.
Fal ketyre une tani jam ne Gjermani, me shkollim dhe pune ne te njejten kohe.
Eshte nje mundesi shume e mire, jo vetem per mua ne kete rast por per te gjithe ata qe kan deshire dhe din gjuhen Gjermane mund te arrijn ate si une tani.

Kjo mundesi ka filluar ne vitin 2019 e deri me tani jemi 4 persona qe ndodhemi ne Gjermani.
Filloreta Hysenaj, Eliza Kurbogaj, Gentian Qorraj si dhe une Albijonta Morina.
Secili nga ne jemi me te vertet shume te lumture qe jemi pjes e kesaj mundesie.
Fatkeqsisht vendi yn nuk na mundesoi kete.

Per me shume informacione mund te drejtoheni tek Professor Kushtrim Muzlijaj ne qytetin e Pejes.

Andaj mos nguroni se kjo mundesi te vjen vetem njehere.

Arche Noris Works
Arche Noris Works

Shkolla juaj për aftësimin e Gjuhës Gjermane në Pejë

 

Kurset tona intenzive të gjuhës gjermane ju mundësojnë juve një hyrje të sukseshme në gjuhën dhe kulturën gjermane.

Në grupe të vogëla të të mësuarit nga dhjetë (10), deri në pesëmbëdhjetë (15), pjesëmarrës dhe
falë metodave komunikative, ju do të aftësoheni në katër shkathtësit kryesore të gjuhës siç janë:
shkrimi, leximi, dëgjimi dhe komunikimi- pasi në mësimdhënien moderne të gjuhëve të huaja, si dhe në provimet aktuale gjuhësore para së gjithash janë këto katër aftësi të cilat mësohen dhe testohen.
Nxënësit tanë punojnë me materialet e përzgjedhura për secilin nivel përaktës.

Pranë materialeve bazike siç janë librat, ne punojmë edhe me materiale shtesë të cilat mësimin e bëjnë edhe me atraktiv, komunikues dhe aktual.

Korrigjimi i rregulltë i detyrave me shkrim, kujdesi dhe këshillimi i pjesëmarrësve individualisht, janë pjesë e angazhimeve tona.

Caku ynë, është që të përshtatemi dhe të kujdesemi për çdo kërkesë të secilit pjesëmarrës të kursit.
Mësimi në kurset tona ndodh gjatë tërë vitit.

Mësimi ynë, orientohet, bazohet dhe i përgjigjet Kornizës Refërencë të Përbashkët Evropiane (GER).
Brënda një viti, ju do të ndiqni në shkollën tonë nivelet A1 deri në B2 dhe do të mësoni të gjitha përmbajtjet e rëndësishme,të cilat shërbejnë për përdorimin komunikativ të gjuhës gjermane në përditshmëri,profesione,aftësime/shkollime profesionale dhe gjatë studimeve.

Nga niveli A1, deri tek niveli B2, do t’i keni nga dhjetë (10) orë mësimi në javë ku secili nivel veçmas parashihet të përfudojë nga dhjetë (10), deri në dymbëdhjetë (12) javë.

Niveli C1, pëmbanë dhjetë (10) javë, nga pesëmbëdhjetë (15) orë mësimi në javë.

Shkolla për aftësimin e Gjuhës Gjermane ,,Schritte”, në Pejë/Kosovë, është themeluar në vitin 2015.
Shkolla gjendet në qendër të qytetit dhe është e lehtë për tu arritur sikur për qytetarët që jetojnë në Pejë,  ashtu edhe për ata që udhëtojnë, pasi që mjetet e transportit publik vendndalimin e tyre e kanë pranë shkollës sonë. Në afërsi të shkollës gjenden Biznese, Bare dhe Restorante të ndryshme.

 

Sprachschule “Schritte”
Eliot L. Engel Str. 111
30000,Peje (Kosovo)

Pyetje – përgjigje

Shumë është ndryshe në një vend të huaj. Do të dëshironim të sqarojmë disa nga pyetjet më të rëndësishme.
A e dini ….

    Sorry, no posts matched your criteria.

ArcheNoris.WORKS = Partneri juaj

Me Arche Noris WORKS ju keni përzgjedhur partnerin e duhur, nëse doni ta bëni hapin e parë për të ardhmen tuaj profesional në Gjermani. Për ata që kanë braktisur shkollën ose për të rriturit e rinj, të cilët kanë dëshirë të zgjedhin një profesion në përkujdesjen e pleqve, ekziston mundësia të kryejnë paraprakisht një praktikë. Kështu ju mund të shqyrtoni vet nëse kjo punë me përgjegjësi ju përshtatet juve. Në këtë mënyrë ju merrni informatat e para si dhe mundësinë që drejtpërdrejt në Gjermani të krijoni një përshtypje rreth këtij shkollimi profesional, rreth mjedisit dhe madje rreth kolegëve të ardhshëm.

 

Gjatë kohës së praktikës Arche Noris WORKS kujdeset për një banesë të përshtatshme. Nëse më vonë punësoheni, ne me kënaqësi do ju ndihmojmë në gjetjen e një banese.

Punëmarrësve, të cilët kanë kryer shkollimin profesional në fushën e përkujdesjes dhe të cilët kanë dëshirë ta zhvillojnë profesionin e tyre në Gjermani, ne u japim mundësi dhe perspektiva të reja. Ne ju ofrojmë konkretisht vende të punës që ju përshtaten juve dhe kualifikimit tuaj.

Meqenëse ne dimë se sa është e rëndësishme gjuha në punën me njerëz, ne kujdesemi për njohuritë e forta të gjuhës. Për këtë gjë si partner kemi fituar shkollën e gjuhës “Schritte” në Pejë.

ArcheNorisWORKS - Partner

Informohuni dhe aplikoni

Ju lutem shënoni këtu llojin e shkollimit si dhe vitin e diplomimit.
Ju lutem shënoni këtu shkollimin profesional dhe vitin e diplomimit.
Ju lutem shënoni (nëse keni në dispozicion) stazhin e punës në fushën e përkujdesjes.
Ju lutem përshkruani shkurt përvojën tuaj të punës.
Leja e punës dhe viza
Duke dërguar këtë pyetësor, kam lexuar politikën për mbrojtjen e të dhënave. Unë pajtohem qe të dhënat e mia të ruhen ekskluzivisht për qëllime të kontaktimit dhe pyetjeve. Unë gjithashtu pajtohem që të dhënat e mia do të ndahen me ndërmarrjet e lidhura për qëllim të ndërmjetësimit të punës. Pas përgjigjes / përpunimit të kërkesës suaj ne do t'i fshijmë të dhënat tuaja. Shënim: Ju mund ta anuloni pajtimin tuaj në çdo kohë për të ardhmen duke dërguar një e-mail në info@archenoris.works .