Datenschutzerklärung
458
page-template-default,page,page-id-458,stockholm-core-2.1.3,select-child-theme-ver-1.0.0,select-theme-ver-7.2,ajax_fade,page_not_loaded,boxed,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.5.0,vc_responsive

Deklarata për mbrojtjen e të dhënave personale

Të përgjithshme

Për ArcheNoris gGmbH, mbrojtja e të dhënave tuaja personale, që keni vendosur në dispozicionin tonë gjatë përdorimit të ofertave tona në ueb, është një çështje me shumë rëndësi Prandaj ne dëshirojmë t’ju informojmë se çfarë të dhënash grumbullojmë dhe si i trajtojmë ne këto të dhëna. Baza ligjore për ne është Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i kishës evangjeliste në Gjermani si dhe përcaktimet ligjore në fuqi për ofrimin e shërbimeve telefonike dhe ushtrimi i shfaqjeve në internet.

 

Të dhënat personale

Të dhënat personale që na keni vendosur në dispozicion ne në përgjithësi i përdorim për t’ju përgjigjur kërkesave tuaja, për të procesuar porositë tuaja ose për t’ju mundësuar akses te informacione ose oferta të caktuara. Për më tepër, ne i përdorim të dhënat tuaja personale vetëm atëherë nëse ju e keni aprovuar qartësisht një gjë të tillë. Për sa kohë që në kuadrin e një shërbimi në internet, ekziston mundësia për futjen e të dhënave personale ose të dhënave të biznesit (për shembull në kuadrin e një regjistrimi, porosie, kërkese ose njoftimi personal), atëherë dhënie e këtyre të dhënave nga ana e vizitorit kryhet qartësisht me bazë vullnetare.

 

Vlerësimi, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave

Të dhënat personale që na janë vendosur në dispozicion online, do të përpunohen dhe përdoren vetëm për qëllimin konkret për të cilin na janë bërë me dije. Një vlerësim, përpunim ose përdorim përtej këtij qëllim do të kryhet vetëm atëherë, nëse një gjë e tillë

  • do të kryhet për një qëllim tjetër, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëllimin fillestar për të cilin u vlerësuan të dhënat personale,
  • nëse është e domosdoshme për shkak të detyrimeve ligjore ose për shkak të vendimeve të institucioneve ose të gjykatave,
  • nëse është e domosdoshme për arsyetimin ose për mbrojtjen e pretendimeve juridike ose për mbrojtjen kundrejt padive,
  • i shërben pengimit të keqpërdorimit ose të aktiviteteve të tjera jo ligjore, p.sh. sulmeve me dashje kundrejt sistemeve tona.

 

Formulari i kontaktit

Nëse do na dërgoni kërkesa me formular kontakti, të dhënat tuaja nga formulari i kontaktit duke përfshirë të dhënat tuaja të kontaktit të deklaruara atje do të ruhen te ne vetëm me qëllimin e përpunimit të kërkesës dhe në rast se ka pyetje të tjera.  Këto të dhëna nuk do i kalohen asnjë pale tjetër pa miratimin tuaj.

Përpunimi i të dhënave të deklaruara në formularin e kontaktit kryhen në këtë mënyrë vetëm bazuar në miratimin tuaj (Neni 6 pika 1 lit. A DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) ose §6 DSG-EKD (Ligji për mbrojtjen e të dhënave i kishës evangjeliste në Gjermani)). Ju mund ta tërhiqni në çdo kohë këtë miratim. Për këtë gjë mjafton një njoftim informal me E-mail që na dërgohet neve. E drejta e proceseve të përpunimit të, të dhënave deri në momentin që u krye revokimi nuk preket nga ky revokim.

Të dhënat e deklaruara nga ana juaj në formularin e kontaktit qëndrojnë te ne, deri sa ju të kërkoni fshirjen e tyre nga ana jonë, revokoni miratimin për ruajtjen e tyre ose nuk ekziston më qëllimi për ruajtjen e të dhënave (p.sh. pas përfundimit të përpunimit të kërkesës tuaj). Përcaktimet detyruese ligjore – sidomos afatet e ruajtjes – nuk preken.

 

Përpunimi i të dhënave (Të dhënat e klientëve dhe të kontratave)

Ne vlerësojmë, përpunojmë dhe përdorim të dhënat personale vetëm atëherë nëse ato janë të domosdoshme për arsyetimin, përpunimin e përmbajtjes ose ndryshimin e marrëdhënies juridike (të dhënat faktike).  Të dhënat personale për përdorimin e faqeve tona të internetit (të dhënat e përdorimit) ne i vlerësojmë, i përpunojmë dhe i përdorim vetëm atëherë nëse një gjë e tillë është e domosdoshme, për ti mundësuar përdoruesit përdorimin e shërbimit ose për të kryer faturimin.

Të dhënat e vlerësuara të klientit fshihen pas mbylljes së kontratës ose pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit. Afatet ligjore të ruajtjes nuk preken nga kjo gjë.

 

 

Protokollimi

Nëse aksesoni faqen tonë të uebit, gjenerohen në mënyrë automatike me mjete teknike të dhëna që lidhen me komunikimin (p.sh. adresa e shkurtuar e protokollit të internetit) ose të dhëna që lidhen me përdorimin (p.sh. të dhëna mbi fillimin e përdorimit dhe kohëzgjatjen e përdorimit si dhe mbi shërbimet e telekomunikacionit që keni përdorur). Këto mund të lejojnë eventualisht përfundime në lidhje me të dhëna personale. Për më tepër grumbullohen informacione, të cilat nuk i referohen një personi të caktuar (p.sh. Browser-i i përdorur i internetit; sistemi i operimit; emri i domain i ueb sajtit nga e cila erdhën ato; numri i vizitave; kohëzgjatja mesatare e qëndrimit; faqet e thirrura). Ne i përdorim këto informacione për të përcaktuar atraktivitetin e ueb sajtit dhe për të përmirësuar aftësinë dhe përmbajtjen e tyre.

 

Komponentët aktive (p.sh. Cookies, Javascript etj.)

Në vizitoni një nga ueb sajtet tona, mund të ndodhë që ne të vendosim në kompjuterin tuaj informacione në formën e një „Cookies“. Cookies na lejojnë neve për shembull që ta përshtatim një ueb sajt interesave tuaja ose të ruajmë fjalëkalimin tuaj, në mënyrë që ju të mos jeni i detyruar ta fusni atë çdo herë. Duke qenë se me anën e një Cookie nuk mund të kryhet pa kryer procese të tjera një identifikim i një personi fizik, përdorimi i tyre është i lejuar. Nëse ju nuk dëshironi që ne ta njohim përsëri kompjuterin tuaj, ju lutemi konfigurojeni Browser-in tuaj të internetit në atë mënyrë që ai të fshijë Cookies nga kompjuteri juaj, të bllokojë të gjitha Cookies ose t’ju paralajmërojë juve para se të ruaj një Cookie.

 

Skedarët Server-Log

Operatori që vlerëson faqet dhe ruan automatikisht informacionet në të ashtuquajturit skedarët Server-Log, që Browser-i juaj na i transmeton neve automatikisht.  Ato janë:

  • Tipi i Browser dhe versioni i Browser
  • Sistemi i përdorur i operimit
  • Referrer URL
  • Hostname i kompjuterit që bën aksesimin
  • Ora kur është kryer kërkesa në server
  • Adresa IP

Bashkimi i këtyre të dhënave me burime të tjera të dhënash nuk kryhet.

Grumbullimi i këtyre të dhënave kryhet bazuar në nenin 6 pika 1 lit. f DSGVO (Rregullorja bazë e mbrojtjes së të dhënave). Operatori i ueb sajteve ka një interes të justifikuar në paraqitjen teknike pa gabime dhe në optimizimin e ueb sajtit të tij – për këtë gjë duhen grumbulluar Server-Log-Files.

Siguria

Ne përdorim masa sigurie teknike dhe organizative, për të mbrojtur të dhënat tuaja që na keni vendosur në dispozicion kundrejt manipulimit rastësor ose me dashje, humbjes, shkatërrimit ose kundrejt aksesit nga persona të paautorizuar.  Për këtë gjë ne kemi vendosur standarde dhe i përmirësojmë masat tona në përputhje me zhvillimin teknologjik. Megjithatë ne ju bëjmë me dije që të dhënat gjatë transmetimit të tyre në internet, bazuar në nivelin aktual të zhvillimit teknologjik, nuk mund të mbrohen plotësisht.

 

E drejta e kundërshtimit

Ne ju informojmë juve natyrisht me kënaqësi mbi përdorimin e të dhënave personale që na keni dërguar neve. Bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të kishës evangjeliste të Gjermanisë, ju si person i prekur, mund ta kundërshtoni në çdo moment përpunimin dhe përdorimin e të dhënave tuaja. Për këtë gjë mjafton një njoftim përkatës i ArcheNoris gGmbH. të përmendur në Impressum. Nëse dëshironi, ne nuk do ti përdorim të dhënat tuaja për marrjen e një kontakti tjetër dhe do ti fshijmë ato.

 

Siguria e E-Mail-it

Nëse na dërgoni një E-Mail, atëherë adresa juaj e E-Mail-it përdoret vetëm me korrespondencën me ju. Adresat e E-Mail-it, që na dërgoni neve në kuadrin e porositjes së një Newsletter, përdoren vetëm për këtë qëllim. Nuk përdoret një proces kriptimi.

 

Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale

Nëse keni pyetje mbi mbrojtjen e të dhënave personale drejtojuni ju lutemi personit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në rrjetin social Arche e.V.:

Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale për të gjitha institucionet e Arche Noris gGmbH
Burgstraße 7
90403 Nürnberg
Tel.: 0911 / 244 245 -33
Fax: 0911 / 244 245 -39
E-Mail: Carmen.Lober@archenoris.de

Formulari i aplikimit online për punë, udhëzime përdorimi

 

Në kuadrin e aplikimit tuaj online për punë duke përdorur formularin online të aplikimit, ju na lini neve një sërë të dhënash personale. Aty futen ndër të tjera emri, adresa e E-Mail-it, jetëshkrimi, dëftesat dhe të gjitha shënimet, që ju kryeni në formularin online të aplikimit për punë, si dhe fotografi dhe dokumente, të cilat ju i ngarkoni. Që me thirrjen dhe përpunimin e formularit online të aplikimit për punë, aktivizohet teknologjia e sigurt SSL. Në këtë mënyrë të dhënat transmetohen në mënyrë të kriptuar.

Të dhënat tuaja personale ruhen përkohësisht në server nga dioqeza Gjermani, e cila ofro në mënyrë qendrore shërbimin për aplikimin online për punë për institucionet e saj. Institucioni, tek i cili ju keni aplikuar, i merr të dhënat e hedhura nga ana juaj me E-Mail dhe me një link, nëpërmjet të cilit mund të shkarkohen shtojcat që ju keni bashkëlidhur gjatë aplikimit tuaj. Pas 30 ditësh të dhënat fshihen.

Institucioni, tek i cili ju keni aplikuar për punë, i ruan dhe i arkivon të dhënat në mënyrën standard të procesit të aplikimit për punë në departamentin e menaxhimit të burimeve njerëzore. Detaje në lidhje me këtë çështje nuk janë në dijeni të dioqezës së Gjermanisë dhe ajo nuk mund të marrë përgjegjësi në lidhje me këtë gjë. Por institucionet e dioqezës, po ashtu si edhe dioqeza e Gjermanisë i nënshtrohen ligjit për mbrojtjen e të dhënave të kishës evangjeliste në Gjermani ashtu si edhe të ligjeve shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Udhëzimi ligjor mbi mbrojtjen e të dhënave personale

Të dhënat personale që na keni vendosur në dispozicion vlerësohen, përpunohen dhe përdoren në kuadrin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave të kishës evangjeliste të Gjermanisë dhe në përputhje me ligjin federal për mbrojtjen e të dhënave personale, vetëm për qëllimin e dhënë në rastin konkret. Të dhënat nuk i jepen palëve të treta ose nuk përdoren për qëllime komerciale. Dhënia e të dhënave personale është vullnetare dhe përpunimi dhe përdorimi i të dhënave mund të revokohet në çdo moment për periudhën kohore në vazhdim. Për këtë gjë mjafton një njoftim përkatës drejtuar rrjetit social Arche e.V.

Burimi: diakonie.de

 

Përdorimi i Plugins social

YouTube

Ueb sajti jonë përdor Plugins të faqes YouTube që operohet nga Google. Operuesi i faqeve është YouTube, LLC, 901 Cherry Ave., San Bruno, CA 94066, USA.

Nëse ju vizitoni një nga faqet tona të pajisura me një YouTube-Plugin, krijohet një lidhje me serverat e YouTube. Gjatë kësaj lidhje i bëhet me dije serverit të YouTube, se cilën nga faqet tona keni vizituar ju.

Nëse jeni loguar në llogarinë tuaj YouTube-Account, ju i mundësoni YouTube, që ta përcaktojë mënyrën se si ju lundroni në ueb direkt profilit tuaj personal. Një gjë të tillë ju mund ta evitoni, duke i ç’loguar nga llogaria juaj në YouTube.

Përdorimi i YouTube kryhet në interes të një paraqitje tërheqëse të shërbimeve tona online. Kjo paraqet një interes të ligjshëm në përputhje me nenin 6 pika 1 lit. f DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave personale).

Informacione të tjera mbi trajtimin e të dhënave të përdoruesit gjeni në deklaratën e mbrojtjes së të dhënave personale të YouTube në: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy.

 

Google Web Fonts

Kjo faqe përdor për paraqitjen standard të llojeve të ndryshme të shkrimeve të ashtuquajtura Web Fonts, të cilat vendosen në dispozicion nga Google. Me aktivizimin e kësaj faqeje Browser-i juaj ngarkon Web Fonts e nevojshme në Browsercache e tij, për të treguar me korrektësi tekstet dhe llojet e shkrimeve.

Për këtë qëllim duhet që Browser-i i përdorur nga ju të krijojë një lidhje me serverat e Google. Në këtë mënyrë Google merr informacion në lidhje me faktin që nëpërmjet adresës tuaj IP u aktivizua ueb sajti jonë. Përdorimi i Google Web Fonts kryhet në interes të një paraqitje të standardizuar dhe tërheqëse të shërbimeve tona online. Kjo paraqet një interes të ligjshëm në përputhje me nenin 6 pika 1 lit. f DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave personale).

Nëse Browser-i juaj nuk suporton Web Fonts, përdoret një shkrim standard nga kompjuteri juaj.

Informacione të tjera mbi Google Web Fonts gjeni në https://developers.google.com/fonts/faq dhe në deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale të: https://www.google.com/policies/privacy/.

 

Google Maps

Kjo faqe përdor nëpërmjet një API shërbimin e hartave Google Maps. Ofruesi është Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA.

Për përdorimin e funksioneve të Google Maps është e domosdoshme, që të ruhet adresa juaj IP. Këto informacione transmetohen normalisht te një server të Google në SHBA dhe ruhen atje. Ofruesi i kësaj faqeje nuk ka ndikim mbi këtë transmetim të, të dhënave.

Përdorimi i Google Maps kryhet në interes të një paraqitje atraktive të shërbimeve tona online dhe të një gjetje të lehtë të vendeve të deklaruara në ueb sajtit tonë. Kjo paraqet një interes të ligjshëm në përputhje me nenin 6 pika 1 lit. f DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave personale).

Më shumë informacione mbi trajtimin e të dhënave të përdoruesit gjeni në deklaratën e mbrojtjes së të dhënave personale të YouTube në: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy/.

 

Burimi: e-recht24.de